Përfundon ndeshja: Dy “shuplaka” për Vushtrrinë – një Malisheva, një tifozët
Ka përfunduar ndeshja e barazhit në mes të Malishevës dhe Vushtrrisë.

Sport
Përballja që u shoqërua me shumë incidente u takoi malishevasve që u dhanë leksion në të gjitha aspektet vushtrriasve, transmeton lajmi.net.
Ndeshja përfundoi 3-1, me Vushtrrinë që e gjen veten të tradhëtuar edhe nga simpatizuesit e saj që vuajtjen e humbjes e kthyen në dëmtim të stolave të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë”.
Si përfundim, tifozët u larguan nga tribunat, bashkë me shpresat e Vushtrrisë për një vend në Superligë sezonin e ardhshëm.
Në anën tjetër, Malisheva e vazhdon qëndrimin në Superligë. /Lajmi.net/