Përfundon mbledhja mes bordit të Barcelonës dhe trajnerit Setien, ja çfarë ndodhi

Ka përfunduar takimi mes bordit të Barcelonës dhe trajnerit Quique Setien, në rezidencën e këtij të fundit.

Sport

29/06/2020 22:56

Skuadra katalanase zhvilloi një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën aktuale të ekipit e cila nuk duket fare mirë.

Bordi i ka dhënë mbështetje të plotë trajnerit Setien dhe nuk ka pasur asnjë ultimatum për pjesën tjetër të sezonit, raporton RAC1, transmeton lajmi.net.

Në takim ishin pjesëmarrës presidenti Josep Bartomeu, CEO Òscar Grau dhe sekretari teknik Eric Abidal.

Gjatë ditës së sotme u përfol për një largim të mundshëm të Setien në fund të sezonit, por bordi i Barcës duket se do ta mbështetë deri në pikën e fundit ish-trajnerin e Betis. /Lajmi.net/