Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Lajme
Në mbledhje ishte i pranishëm, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat e qeverisë Rama, ndërsa është folur për mënyrën se si do të menaxhohet në terren situata pas tërmetit.
Kjo është hera e parë që Meta thërret Këshillin e sigurisë kombëtare pas tërmetit tragjik.
Sot Rama mblodhi për herë të pestë qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme./abcnews.al