Përfundon greva dyorëshe në shkolla, paralajmërohet ashpërsimi i veprimeve

Në institucionet shkollore parauniversitare në Kosovë, të enjten është mbajtur greva dyorëshe, e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Lajme

22/01/2015 10:39

Kërkesa e kësaj sindikate është zbatimi i Kontratës Kolektive, të nënshkruar në mars të vitit të kaluar ndërmjet Qeverinë së Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve dhe punëtorëve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se në shumicën e shkollave në nivel vendi është zhvilluar greva dyorëshe në ndërrimin e paradites dhe se gjithashtu pritet që e njëjta të ndodhë edhe në ndërrimin e pasdites.

“Uroj që qeveria e Kosovës të bindet dhe të shoh se e kemi shumë seriozisht, të bindet edhe nga pjesëmarrja kaq masive në grevë në ditën e sotme, të bisedojë me ne (SBASHK-un) dhe të na jap lajmin e gëzuar se më në fund ka vendosur të zbatojë në tërësi Kontratën Lolektive”, ka thënë Jasharaj.

“Por, nëse nuk ndodh ky lajm, atëherë më veprimet sindikale, më 30 janar arsimi parauniversitar do të jetë në grevë një ditore, pas kësaj do të mblidhet Këshilli Drejtues dhe në bazë të situatës do të vendos për veprime të mëtutjeshme, që do të jenë veprime edhe më të ashpra”, ka thënë Jasharaj.