Përfundon aksioni tek ARBK-ja, shoqërohen tre persona në stacion policor
Pas disa orëve ka përfunduar tanimë aksioni i Prokurorisë Themelore të Prishtinës me Policinë e Kosovës, saktësisht Njësinë Kundër Krimeve Ekonomike. Siç mëson lajmi.net nga ky aksion të shoqëruar në stacion policor janë tre persona. Para pak minutave veçse aksioni është përmbyllur dhe zyrtarët policorë tanimë janë larguar nga aty. Kurse nga Prokuroria Themelore në…
Lajme
Pas disa orëve ka përfunduar tanimë aksioni i Prokurorisë Themelore të Prishtinës me Policinë e Kosovës, saktësisht Njësinë Kundër Krimeve Ekonomike.
Siç mëson lajmi.net nga ky aksion të shoqëruar në stacion policor janë tre persona.
Para pak minutave veçse aksioni është përmbyllur dhe zyrtarët policorë tanimë janë larguar nga aty.
Kurse nga Prokuroria Themelore në Prishtinë u tha se gjatë këtij aksioni janë kryer bastisje në Agjencinë e Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, sipas nenit 391 të KPRK-së.
“Aksioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në funksion të zbardhjes së plotë të rastit.”
Deri më tani është bërë e ditur se ndër personat e shoqëruar në stacion policor është edhe u.d Kryeshefja e ARBK-së, Igballe Rexha-Jashari./Lajmi.net/