Përfundon aksioni policor në Pejë, arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një personi më 2021
Ka përfunduar operacioni policor i nisur mëngjesin e sotëm në Pejë. Nga ky operacion është arrestuar i pandehuri R.H, në bazë të urdhrit të kontrollit, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale. – Krim i organizuar lidhur me veprën penale “Rrëmbimi” – Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “Aksioni i…
Lajme
Ka përfunduar operacioni policor i nisur mëngjesin e sotëm në Pejë.
Nga ky operacion është arrestuar i pandehuri R.H, në bazë të urdhrit të kontrollit, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale.
– Krim i organizuar lidhur me veprën penale “Rrëmbimi”
– Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
“Aksioni i sotëm, në të cilin kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, është rezultat i një procesi hetimor mbi dyshimet për rrëmbimin e një personi, rast i cili kishte ndodhur në vitin 2021”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.
Lidhur me këtë rast, një tjetër i dyshuar ndodhet në paraburgim.
Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit janë siguruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore.
Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H./Lajmi.net/