Përfundon 45 minutëshi i parë mes Dortmund dhe Sevilla

Borussia Dortmund është duke fituar me rezultat 1-0 ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/03/2021 21:48

Në minutën e 35-të, pas një asistimit të Marco Reus, njëri nga lojtarët më të mirë në botë Erling Haaland i dha epërsinë klubit, shkruan lajmi.net.

Pas këtij goli, rezultati i përgjithshëm i ndeshjes është 4-2 në të mirë të klubit gjerman.

Sevilla pati një ndeshje të mirë deri pas shënimi të golit, ku Dortmund morën edhe kontrollin e ndeshjes.

Me këtë rezultat, Dortmund do të vazhdonte përpara, ndërsa Sevilla do të eliminohej./Lajmi.net/