Përfundojnë pushimet për Theron dhe Penn

Charlize Theron dhe Sean Penn i kaluan pushimet për nder të ditës së Shën Valentinit në Cabo San Lucas, Meksikë, ku kanë qëndruar plot katër ditë, para se të kthehen në shtëpi gjatë ditës së hënë. Raportohet se çifti ka kaluar disa ditë romantike pa djalin e Charlize Theron, 2 vjeçarin, Jackson. Aktorja 38 vjeçare…

ShowBiz

20/02/2014 20:03

Charlize Theron dhe Sean Penn i kaluan pushimet për nder të ditës së Shën Valentinit në Cabo San Lucas, Meksikë, ku kanë qëndruar plot katër ditë, para se të kthehen në shtëpi gjatë ditës së hënë.

Raportohet se çifti ka kaluar disa ditë romantike pa djalin e Charlize Theron, 2 vjeçarin, Jackson.

Aktorja 38 vjeçare kishte të veshura disa rroba ‘tropikale’ të cilat duken mjaft tërheqëse, teksa i dashuri i saj, Penn kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të zezë.

Sipas gazetarëve, çifti e kaloi shumicën e kohës në dhomën e hotelit, duke frekuentuar kështu shpesh edhe pishinën e hotelit, i cili ishte me pesë yje.