Përfundojnë punimet në segmentin Kërpime–Bajgorë–Mitrovicë, Basha premton investime të reja

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal basha ka njoftuar se ka vizituar nga afër përfundimin e punimeve në segmentin Kërpime-Bajgorë-Mitrovicë, të rrugës rajonale R129. Ai ka thënë se ky projekt ka gjatësi 6,67 kilometra dhe vlerë totale 4,17 milionë euro dhe e afron më shumë Mitrovicën me Podujevën, shkruan lajmi.net. “Për shumë vite kjo rrugë…

Lajme

01/07/2026 11:02

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal basha ka njoftuar se ka vizituar nga afër përfundimin e punimeve në segmentin Kërpime-Bajgorë-Mitrovicë, të rrugës rajonale R129.

Ai ka thënë se ky projekt ka gjatësi 6,67 kilometra dhe vlerë totale 4,17 milionë euro dhe e afron më shumë Mitrovicën me Podujevën, shkruan lajmi.net.

“Për shumë vite kjo rrugë ishte lënë pas dore, e dëmtuar dhe pothuajse e pakalueshme. Sot, falë investimit të Qeverisë Kurti, ajo është shndërruar në një rrugë moderne, me mure mbrojtëse, sinjalizim bashkëkohor dhe standarde që garantojnë qarkullim më të sigurt. Nga një rrugë që dikur ishte pothuajse e pakalueshme, sot Mitrovica dhe Podujeva nuk kanë qenë kurrë më afër. Ky investim shkurton kohën e udhëtimit, rrit sigurinë në trafik dhe krijon mundësi më të mira për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet dy rajoneve”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë edhe një lajm tjetër për banorët e kësaj ane.

“Në rishikimin e buxhetit do të angazhohem që të sigurohen mjetet për rehabilitimin e tuneleve dhe për përfundimin e segmentit të mbetur në hyrje të Mitrovicës, në mënyrë që i gjithë aksi rrugor të jetë në standardin që meritojnë qytetarët. Vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë moderne që lidh qytetet, afron njerëzit dhe krijon mundësi të reja për zhvillimin e Kosovës”, ka shtuar Basha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: