Përfundojnë punimet në kyçjen e Mazgitit, segmenti hapet për qarkullim

Kanë përfunduar punimet e asfaltimit në kyçjen e Mazgitit, ndërsa segmenti rrugor është rihapur për qarkullimin e automjeteve. Sipas njoftimit, ndërhyrja është realizuar si një zgjidhje e përkohshme me qëllim të përmirësimit të kushteve të qarkullimit dhe rritjes së sigurisë në këtë pjesë të rrugës, deri në përfundimin e analizave teknike që do të përcaktojnë…

Lajme

03/07/2026 09:48

Kanë përfunduar punimet e asfaltimit në kyçjen e Mazgitit, ndërsa segmenti rrugor është rihapur për qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit, ndërhyrja është realizuar si një zgjidhje e përkohshme me qëllim të përmirësimit të kushteve të qarkullimit dhe rritjes së sigurisë në këtë pjesë të rrugës, deri në përfundimin e analizave teknike që do të përcaktojnë zgjidhjen afatgjatë për problemin e ujërave nëntokësore, të cilat po dëmtojnë trupin e rrugës, raporton lajmi.net

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të vendoset edhe sinjalizimi horizontal, duke përmbyllur kështu të gjitha punimet e planifikuara në këtë fazë./Lajmi.net/