Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të LK, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para te të dy ndeshjeve që janë duke u zhvilluar në Ligën e Kampionëve.

Sport

16/02/2021 21:46

Barcelona është duke barazuar me PSG-në me rezultat 1 – 1, derisa në ndeshjen tjetër Leipzig – Liverpool ende s’është shënuar asnjë gol, shkruan lajmi.net.

Në “Camp Nou”, ndeshja është mjaftë interesante me dy skuadrat që po zhvillojnë lojë të shpejtë.

Ishte Messi që realizoi nga pika e bardhë (29′) për të ndryshuar shifrat, por vetëm pas dy minutave, PSG u kundërpërgjigj përmes Mbappes (31′).

Nga ana tjetër, Liverpooli është duke dominuar kundër Leipizgut në posedim, por të pafat para golit.

Rezultatet e pjesës së parë tek të dy ndeshjet:

Barcelona 1 – 1 PSG

Leipzig 0 – 0 Liverpool./Lajmi.net/