Përfundojnë pjesët e para: ‘Paqe’ në “San Siro”, Real në epërsi ndaj Interit

Kanë përfunduar pjesët e para në gjashtë takimet që janë duke u zhvilluar për fazën grupore të xhiros së gjashtë.

Sport

07/12/2021 21:48

Derbi i ‘zjarrtë’ që është duke u zhvilluar në “San Siro” është i barabartë, me Milan dhe Liverpool që kanë shënuar nga një gol, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, “Rossonerët” kaluan në epërsi falë Fikayo Tomorit që realizoi nga afërsia pas një topi të kthyer prej goditjes së Alessio Romagnolit (29′).

Ndërsa, shtatë minuta më vonë, ylli i “Reds”, Mohamed Salah barazoi rezultatin (36′), që gjithashtu shënoi pas një topi të kthyer nga afërsia.

Ndërkohë, në përballjen tjetër që është duke u zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid është në epërsi ndaj Interit me rezultat minimal 1 – 0.

Ishte mesfushori Toni Kroos që realizoi supergol nga distanca (17′).

Ndërkohë, këto janë rezultatet në përballjet e tjera./Lajmi.net/