Përfundojnë pjesët e para: Malisheva në epërsi ndaj Drenicës, nuk ka gola në ndeshjen Dukagjini – Drita
Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Sport
Ndeshje mjaft interesante po zhvillohet në Skenderaj, në përballjen Drenica – Malisheva.
Drenica kishte kontrollin e lojës, gjatë pjesë së parë që përfundoi me rezultat 1:2.
Malisheva me rastin e parë drejt portës së Smakiqit, shënoi me Agron Bruqi (18`), transmeton lajmi.net.
Pas katër minutash, pas një asistimi perfekt të Baton Zabërgja realizoi Genc Hamiti (22`) për të barazuar rezultatin.
Ndeshja po shkonte drejt fundit të pjesës së parë, kur Hasan Hyseni (45+2), me një super gol nga distanca ia dhuron epërsinë Malishevës.
Pjesa e parë në mes Dukagjinit dhe Dritës, përfundoi me rezultat të barabartë (0:0).
Gjilanasit përkundër rasteve të krijuara nuk arritën të shënonin.
Mbetet të shihet nëse do të jenë këto rezultate edhe pas përfundimit të pjesës së dytë./Lajmi.net/