Përfundojnë pjesët e para: Gjilani në epërsi ndaj Dritës, ‘paqe’ mes Llapit dhe Drenicës

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet që janë duke u zhvilluar në Superligën e Kosovës.

Sport

10/03/2022 13:55

Gjilani është duke fituar në derbin ndaj Dritës (0:1), derisa Llapi është duke barazuar me Drenicën (1:1), shkruan lajmi.net.

Derbi i Gjilanit ka qenë shumë interesant në këtë pjesë, ku dy skuadrat zhvilluan lojë ofensive nga minuta e parë.

Golin e vetëm në këtë pjesë e realizoi Kelmendi pas 20 minutave lojë.

Ndërkohë, në “Zahir Pajaziti”, Llapi është duke barazuar me Drenicën. Skuadra e Tahir Lushtakut kaloi në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me anë të Bianor.

Derisa, ishte Peposhi që shënoi një gol të bukur shtatë minuta më vonë për të barazuar shifrat.

Mbetet të shihet nëse do mbesin këto rezultate edhe gjatë pjesës së dytë./Lajmi.net/