Përfundojnë pjesët e para: Gjilani – Llapi, pa gola – Malisheva – Drita 1:1

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të parapara për sot në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani dhe Llapi e kanë mbyllur 45 minutëshin e parë pa gola, ndërsa në ndeshjen tjetër në mes të Malishevës dhe Dritës janë shënuar dy të tilla. Krasniqi e gjeti rrugën e rrjetës për gjilanasit, përmes penalltisë,…

Sport

17/09/2022 15:50

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të parapara për sot në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani dhe Llapi e kanë mbyllur 45 minutëshin e parë pa gola, ndërsa në ndeshjen tjetër në mes të Malishevës dhe Dritës janë shënuar dy të tilla.

Krasniqi e gjeti rrugën e rrjetës për gjilanasit, përmes penalltisë, në minutën e 9’.

Përgjigjja e vendasve ishte e shpejtë, duke i barazuar shifrat me Marc-Olivier. /Lajmi.net/