Përfundojnë pjesët e para: City dhe Real Madrid në avantazh

Manchester City është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach, derisa Karim Benzema ka shënuar për t'i dhënë epërsinë Real Madridit.

Sport

16/03/2021 21:48

Kevin de Bruyne 12′ dhe Ilkay Gundogan 18′ kanë shënuar golat për Manchester Cityn në 45 minutat e parë, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, për Real Madridin golin atë të epërsisë dhe të vetmin në ndeshje e ka shënuar Karim Benzema 34′.

Manchester City është duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-0, ndërsa Real Madrid 2-0.

Me këto rezultate aktuale, Manchester City dhe Real Madrid do të kualifikoheshin për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/