Përfundojnë pjesët e para: Ballkani në epërsi të trefishtë ndaj Feronikelit, s’ka gola mes Prishtinës dhe Ulpianës
Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Sport
Prishtina është duke barazuar me Ulpianën (0:0), derisa Ballkani është duke triumfuar bindshëm ndaj Feronikelit (3:0), shkruan lajmi.net.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Ulpianës ka qenë e baraspeshuar, me dy skuadrat që provonin të gjenin golin, por që assesi nuk ia dolën.
Ulpiana ishte më e rrezikshme këtë pjesë, por që nuk i finalizuan aksionet e shumta.
Kurse, sa i përket ndeshjes tjetër, Ballkani është duke triumfuar me rezultat 3:0 ndaj Feronikelit.
Armend Thaqi hapi serinë e golave duke shënuar me kokë, nga një top i kthyer pas penalltisë së humbur (9′).
Ishte Merton Korenica që dyfishoi epërsinë me një eurogol, derisa Blend Baftiu u përkujdes për golin e tretë (41′).
Mbetet të shihen nëse do jenë këto rezultat edhe pas pjesës së dytë./Lajmi.net/