Përfundojnë pjesët e para: Arsenali avancon 1-0 ndaj Aston Villas, Man City “shpërthen” ndaj Nottinghamit
Kanë përfunduar pjesët e para të takimeve Arsenal – Aston Villa dhe Manchester City – Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së pestë të Premier League. Londinezët po avancojnë 1-0, falë golit të Gabriel Jesus, ndërsa “Citizens” kanë shënuar tri herë me anë të Haaland që gjeti herët hat-trickun, transmeton lajmi.net. Në ndeshjet e tjera…
Sport
Kanë përfunduar pjesët e para të takimeve Arsenal – Aston Villa dhe Manchester City – Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së pestë të Premier League.
Londinezët po avancojnë 1-0, falë golit të Gabriel Jesus, ndërsa “Citizens” kanë shënuar tri herë me anë të Haaland që gjeti herët hat-trickun, transmeton lajmi.net.
Në ndeshjet e tjera Tottenhami po luan baraz me West Hamin, njëjtë sikurse Liverpooli ndaj Newcastle.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i këtyre sfidave. /Lajmi.net/