Përfundojnë pesë ura në Rrugën e Kombit, mbesin vetëm edhe dy
Duket se shumë shpejt punimet në Rrugën e Kombit do të përfundojnë, pasi brenda një kohe të shkurtër po mbarojnë punimet për pesë urat e para dhe kanë mbetur vetëm dy, raporton abacnews.

Lajme
Në Rrugën e Kombit po punohet për dublimin e urave.
Kompania sipërmarrëse është përqendruar në urën nr. 2 të segmentit Kukës Morinë.
Aty po ngrihen këmbët dhe nënkalimi që lidh fshatrat Breglumë dhe Perbreg.
Punimet për dublimin e urave duhet të kishin përfunduar që në vitin 2013. Por mosalokimi i fondeve nga Qeveria shqiptare i zgjati pafundësisht.
Në pesë ura, nga shtatë që ka segmenti Kukës-Morinë, puna thuajse ka përfunduar.
Tani punimet janë përqendruar në dy urat më të mëdha, atë të Uzinës dhe Breglumës.
