Përfundojnë përgatitjet, krerët e UÇK-së që janë në Hagë do të votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhen në Hagë në kuadër të gjykimit të Dhomave të Specializuara atje do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Nga Specialja është konfirmuar se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për të iu mundësuar Hashim Thaçit,…
Lajme
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhen në Hagë në kuadër të gjykimit të Dhomave të Specializuara atje do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Nga Specialja është konfirmuar se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për të iu mundësuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ushtrimi i të drejtës së votës për zgjedhjet nacionale.
“Janë marrë të gjitha masat paraprake që të paraburgosurit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.
Në kuadër të Speciales janë duke vazhduar seancat gjyqësore, ku edhe sot është dëgjuar dëshmia e dëshmitarit Naser Krasniqi./Lajmi.net/