Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra kualifikohen tutje
Kanë përfunduar 13 ndeshje në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Kosovës.

Sport
Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Besa (0-4), derisa Llapi me vështirësi ka triumfuar ndaj Kikës (2-1), shkruan lajmi.net.
Gjilani me rezultat minimal 0 – 1 ka arritur të sigurojë kualifikimin, derisa fitore kanë siguruar edhe Ballkani me Malishevën.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:
Besa 0 – 4 Prishtina
Rahoveci 1 – 3 Ballkani
Llapi 2 – 1 Kika
A&N 0 – 1 Gjilani
Drenica 2 – 1 Vllaznia e Pozheranit
Malisheva 1 – 0 Istogu
Ulpiana 2 – 0 Vëllaznimi
Prizreni 1 – 5 Onix
Feronikeli 0 – 0 Fushë Kosova
Ramiz Sadiku 1 – 1 Vushtrria
Trepça ’89 2 – 2 2 Korriku
Sa i përket këtyre tre ndeshjeve të fundit, do vazhdojnë në kohë shtesë dhe pastaj do mësohet cila skuadër do kualifikohet tutje./Lajmi.net/