Përfundoi operacioni i shpëtimit në Novi Sad, 14 të vdekur dhe tre të plagosur

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq njoftoi se operacioni i shpëtimit në Novi Sad ka përfunduar dhe se numri përfundimtar zyrtar i të vdekurve në stacionin hekurudhor është 14, ndërsa tre janë të lënduar. “Aksioni i shpëtimit në Novi Sad ka përfunduar. Bilanci përfundimtar i aksidentit është 14 të vdekur dhe tre të lënduar”,…

Lajme

02/11/2024 10:15

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq njoftoi se operacioni i shpëtimit në Novi Sad ka përfunduar dhe se numri përfundimtar zyrtar i të vdekurve në stacionin hekurudhor është 14, ndërsa tre janë të lënduar.

“Aksioni i shpëtimit në Novi Sad ka përfunduar. Bilanci përfundimtar i aksidentit është 14 të vdekur dhe tre të lënduar”, tha ministri Daçiq, njofton MPB.

Në Novi Sad, streha prej betoni e Stacionit Hekurudhor u rrëzua nga ndërtesa dje para dite dhe ra mbi njerëzit.

Qeveria e Serbisë e ka shpallur të shtunën, 2 nëntorin, ditë zie për aksidentin, ndërsa zia në Novi Sad do të zgjasë tre ditë./BETA/