PËRFUNDIMTARE: Vetëvendosje e rrëzon në Kuvend projektligjin për tërheqjen nga Trusti

Pas debateve të shumta, në Kuvendin e Kosovës është hedhur në votim Projektligji për Tërheqjen e Mjeteve nga Trusti.

Lajme

23/06/2022 16:40

I njëjti ka marrë 44 vota pro, 57  kundër dhe 1 abstenim, shkruan lajmi.net.

Në një situatë të tillë, ky projektligj dështon përfundimisht në Kuvendin e Kosovës, pas refuzimit nga Qeveria.

Partia në pushtet, VV, vazhdimisht ka qenë zëshëm kundër kësaj ideje, teksa opozita ka qenë e bashkuar në kërkesën për t’u votuar pro.

Iniciuesi, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se në shtator ky Projektligj mund t’i dorëzohet sërish Kuvendit si iniciativë qytetare. /Lajmi.net/