PËRFUNDIMISHT ARRIHET MARRËVESHJA, seanca nesër në ora 10 (DOKUMENT)

Pas arritjes së marrëveshjes me Listën Serbe dhe marrjen e mbështetjes për votimin e Qeverisë Haradinaj dhe konstituimit të Kuvendit, seanca e Kuvendit pritet të mbahet nesër në ora 10.

Lajme

06/09/2017 21:41

Pas marrëveshjes me të cilën Lista Serbe do të udhëheqë me Ministrinë e Bujqësisë, krerët e koalicionit PAN-AKR, kanë zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në zyrën e këtij të fundit.

Në këtë takim u diskutua për caktimin e seancës konstituive.

Koalicioni PAN-AKR, përmes një njoftimi ka kërkuar nga deputeti më i vjetër Adem Mikullovci, që ta thërras vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit.

/Lajmi.net/