Përfundimi i xhirimeve të filmit të ri të Tom Cruise është bërë ‘mision i pamundur’
Tom Cruise është kthyer sërish në sheshxhirim për "Mission Imposible 7" në Venedik, derisa ishin anuluar xhirimet për shkak se 12 anëtarë të ekipit rezultuan pozitivë me COVID-19

ShowBiz
Xhirimet për “Mission Impossible 7” rifilluan të hënën pasi u ndalua prodhimi për shkak të 12 personave që raportohet se ishin pozitivë për COVID-19, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Tom Cruise u pa duke xhiruar skena përgjatë kanaleve të qytetit italian, ku ai vrapoi me shpejtësi ndërsa ekipi e filmoi atë ndërsa kalonte me shpejtësi në një anije.
Legjenda e Hollywood-it, 58 vjeç, u shndërrua në karakterin e tij Ethan Hawke duke u veshur me një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë.
Ndërsa nuk po filmonte, Tom u sigurua që të mbrohej i sigurt mes krizës së koronavirusit duke vendosur një maskë të zezë për fytyrën që dukej se kishte dy shtresa filtrash mbrojtës.
Aktori dukej se po punonte në skena vetë, pasi ai ishte i vetmi person që u pa duke filmuar me ekuipazhin ndërsa vraponte në të njëjtën rrugë disa herë.
Tom gjithashtu u pa duke pritur me durim ndërsa ekipi vendosi skenën edhe një herë, duke përdorur një makinë tymi për të krijuar një atmosferë të frikshme për xhirimet e natës.
Javën e kaluar, Tom mbajti kishte bisedime me regjisorin e “Mission Impossible 7”, Christopher McQuarrie disa ditë pasi 12 njerëz në shesh thuhet se ishin testuar pozitivë për COVID-19.
Xhirimet e këtij filmi ishin pezulluar edhe në fillim të vitit, për shkak të shpërthimit të COVID-19 në Itali. /Lajmi.net/