Përfshirja e Kurtit në aferat e KEK-ut, Krasniqi: Për të luftuar korrupsionin nuk mjafton vetëm të mos jesh i korruptuar
Sot gjatë ditës u publikuan disa biseda mes kryeministrit Albin Kurti, Dejona Mihalit, Nagip Krasniqit e Artane Rizvanollit, ku tregonte kontrollin e plotë të kryeministrit mbi shërbyesit e tij dhe njerëzit që i shërbejnë atij. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar analisti Albert Krasniqi, i cili ka thënë se për të luftuar korrupsionin nuk…
Lajme
Sot gjatë ditës u publikuan disa biseda mes kryeministrit Albin Kurti, Dejona Mihalit, Nagip Krasniqit e Artane Rizvanollit, ku tregonte kontrollin e plotë të kryeministrit mbi shërbyesit e tij dhe njerëzit që i shërbejnë atij.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar analisti Albert Krasniqi, i cili ka thënë se për të luftuar korrupsionin nuk mjafton vetëm të mos jesh i korruptuar.
Siç thotë ai edhe nëse një lider nuk përfiton drejtpërdrejt nga korrupsioni, por e toleron atë dhe i mbronë të korruptuarit që i shërbejnë interesave të tij, është po aq fajtor.
“Lejimi i korrupsionit, nuk e bën më pak të dëmshëm – përkundrazi, e forcon dhe e normalizon atë”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka thënë se për të luftuar korrupsionin duhet patur guxim dhe vullnet për të ndëshkuar ata që e mbajnë gjallë.
“Për ta luftuar korrupsionin nuk mjafton vetëm të mos jesh i korruptuar, por duhet guxim dhe vullnet për të ndëshkuar ata që e mbajnë gjallë’, shkroi ai. /Lajmi.net/