Përfshihet nga zjarri tregu i plazhit në Durrës
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pak më parë në zonën e plazhit në Durrës, pranë tregut lokal. Bëhet e ditur se zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga pallatet dhe hotelet përreth./Euronews.al
