Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjakovë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët – nuk ka të lënduar

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:00 në rrugën “Femi Agani” në Gjakovë. Sipas njoftimit të Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ekipet kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij. “Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Lajme

16/08/2026 15:06

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:00 në rrugën “Femi Agani” në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ekipet kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin në Facebook.