Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, raportohet për dëme materiale
Një veturë është djegur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në Duhël. Deri më tani, raportohet se ka vetëm dëme materiale. Lajmi.net ka pyetur Policinë e Kosovës por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje. /Lajmi.net/

