Përfshihet nga zjarri një shtëpi vikendi në Shtërpcë, nuk raportohet për të lënduar
Një shtëpi vikendi është përfshirë nga zjarri në Shtërpcë. Policia e Kosovës ka njoftuar se zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin, por si pasojë është djegur pullazi i shtëpisë dhe kati nën pullaz. Nuk raportohet për persona të lënduar, shkruan lajmi.net. “Shtërpcë / 23.02.2025-03:17. Është përfshirë nga zjarri një shtëpi vikendi. Njësiti i zjarrfikësve ka…

Lajme
Një shtëpi vikendi është përfshirë nga zjarri në Shtërpcë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin, por si pasojë është djegur pullazi i shtëpisë dhe kati nën pullaz.
Nuk raportohet për persona të lënduar, shkruan lajmi.net.
“Shtërpcë / 23.02.2025-03:17. Është përfshirë nga zjarri një shtëpi vikendi. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Si pasoj e zjarrit është djegur pullazi i shtëpisë si dhe kati nën pullaz. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/