Përfshihet nga zjarri një kompani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, nuk ka të lënduar
Një kompani është kapluar nga flakët mëngjesin e së enjtes në magjistralen Ferizaj-Kaçanik. Detaje rreth rastit, për lajmi.net, ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet policore, derisa nuk raportohet për të lënduar. “Sot, rreth orës 09:15 kemi…
Lajme
Një kompani është kapluar nga flakët mëngjesin e së enjtes në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Detaje rreth rastit, për lajmi.net, ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet policore, derisa nuk raportohet për të lënduar.
“Sot, rreth orës 09:15 kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përshi një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami” në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Veseli. /Lajmi.net/