Përfshihet nga zjarri hoteli i njohur në Brezovicë, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Hoteli i njohur në Brezovicë “PINE” është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së shtunës. Rastin në fjalë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke thënë se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale të konsiderueshme, shkruan Lajmi.net Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se hetuesit kanë dalë në…

Lajme

15/02/2025 11:33

Hoteli i njohur në Brezovicë “PINE” është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së shtunës.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke thënë se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale të konsiderueshme, shkruan Lajmi.net

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësit po punojnë për ta shuar zjarrin.

“Incident zjarri në Brezovicë Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Për çdo informacion shtesë, do të bëjmë njoftime në vijim” – ka thënë ai.

Ndryshe, në rrjete sociale tashmë janë publikuar edhe pamje nga ky rast. /Lajmi.net/