Përfshihet nga zjarri fabrika e prodhimit të mobileve në Ferizaj

Një incident zjarri u raportua dje në Prelez i Jerlive në Ferizaj. Ankuesi mashkull- pronar i fabrikës së prodhimit të mobileve, ka raportuar se pjesa e prodhimit në fabrikë është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin. Të lënduar nuk ka , ndërsa vlera e…

Lajme

24/09/2025 08:59

Një incident zjarri u raportua dje në Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Ankuesi mashkull- pronar i fabrikës së prodhimit të mobileve, ka raportuar se pjesa e prodhimit në fabrikë është përfshirë nga zjarri.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin.

Të lënduar nuk ka , ndërsa vlera e dëmit ende nuk dihet.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./Lajmi.net/