Përfshihet nga flakët një automjet në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një automjet është përfshirë nga zjarri sot në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë. Teksa lidhur me këtë rast nuk raportohet për të lënduar. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Naser Brahimaj”…

Lajme

07/09/2025 14:12

Një automjet është përfshirë nga zjarri sot në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë.

Teksa lidhur me këtë rast nuk raportohet për të lënduar.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/