Përfshihen nga zjarri një shtëpi dhe një banesë në Pejë

Dy vendbanime në Pejë janë përfshirë nga zjarri. Nuk ka lëndime në njerëz, veçse janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Lajme

31/01/2016 22:09

Në Policinë e Kosovës (PK) është raportuar se në rrethana të panjohura, ankuesit të kombësisë rome, i është djegur kati i dytë i shtëpisë. Ndërsa ankuesi tjetër, që është i kombësisë shqiptare, ka raportuar se banesën e tij e ka përfshirë zjarri.

Sipas një njoftimi të PK-së, në shtëpinë ku zjarri e ka përfshirë katin e dytë, janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 10 mijë euro. Ndërsa dëmet në banesë arrijnë vlerën prej 800 euro.

Në të dyja rastet, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të fikin zjarrin./KosovaPress