Përforcimet, nevoja e Liverpoolit
Brendan Rodgers ka pranuar se ka nevojë të shtojë numrin e futbollistëve kualitativë në ekipin e tij, nëse Liverpool dëshiron të shfaqë konkurrencë serioze për titull. Pas angazhimit të Mamadou Sakho, Thiago Ilori dhe Victor Moses në fund të afatit kalimtar të verës, së bashku me ardhjet e mëhershme të Kolo Toure, Iago Aspas, Luis…
Sport
Brendan Rodgers ka pranuar se ka nevojë të shtojë numrin e futbollistëve kualitativë në ekipin e tij, nëse Liverpool dëshiron të shfaqë konkurrencë serioze për titull.
Pas angazhimit të Mamadou Sakho, Thiago Ilori dhe Victor Moses në fund të afatit kalimtar të verës, së bashku me ardhjet e mëhershme të Kolo Toure, Iago Aspas, Luis Alberto, Simon Mignolet dhe Aly Cissokho, Rodgers beson se skuadra e tij ka nevojë për më tepër kualitet në mënyrë që të luftojë për kreun e tabelës.
I pyetur të bëjë një krahasim mes Liverpoolit dhe rivalit Tottenham – skuadër që shpenzoi mbi 100 milionë funte – Rodgers tha: “Ne ende kemi nevojë për përmirësime. Tottenham ka shpenzuar 100 milionë funte në përpjekje për të arritur në katërshe. Do të na nevojitet hapja e një tjetër afati kalimtar për të shtuar kualitetin e grupit. Duhet të shpenzojmë më tepër”.
Liverpool e ka nisur pozitivisht sezonin e ri në Premierligë duke fituar tri ndeshjet e para me rezultat identik 1-0, dhe kryeson në renditje.