Përfitimet nga puthja

Shkencëtarët kanë dalë me një shpjegim për puthjen, i cili ndoshta nuk ka qenë i njohur më parë.

Lifestyle

18/11/2014 17:36

Akademikët mendojnë se puthja u ndihmon partnerëve që të shpërndajnë bakteret, që i forcon sistemet e tyre imunitare dhe i bënë ata që t’i luftojnë më mirë sëmundjet.

80 milionë baktere transferohen gjatë një puthje dhjetë-sekondëshe, thonë biologët holandez, transmeton Lajmi.net.

Shpërndarja e këtyre mikrobeve do të thotë se të dy partnerët janë të mbrojtur nga infeksionet të cilat mund të ndodhin tek njëri-tjetri më vonë.

Njerëzit mbajnë me triliona baktere në trup, të cilat së bashku përbëjnë një mikrobiotë – një përzierje komplekse e baktereve që luajnë një rol vendimtar në tretjen e ushqimit dhe mbrojtjen nga infeksionet.

Pas testimit të 21 çifteve, ata mendojnë se puthja ndihmon në formimin e mikrobiotës së përbashkët, një përzierje e ngjashme e bakterieve që jetojnë në trup.

Remco Kort, nga Organizata Holandeze për Kërkime Shkencore të Aplikuara tha: “Puthja intime që përfshin një kontakt të plotë me gjuhë dhe shkëmbimi i pështymës duket të jetë e zakonshme në mbi 90% të kulturave në botë. Studimi jonë gjeti se sa më shumë një çift puthet, aq më të ngjashëm bëhen përsa i përket imunitetit. Kjo ndodhë sepse ata ndajnë të njëjtat mikrobaktere dhe janë më të përgatitur për të përballuar sëmundjet që mund t’i prekin në të ardhmen”.

Duke folur në Festivalin e Shkencës më herët këtë vit, ai këshilloi që kur një bebe e hedhë jashtë pështymën, nëna e saj duhet që ta kapë atë ashtu të pastër dhe ta futë përsëri në gojën e fëmijës, transmeton Lajmi.net.