Përfitimet e ujit të ngrohtë në organizmin tonë

Pirja e ujit është një nevojë fiziologjike dhe barazvlerësohet me procesin e frymëmarrjes. Ashtu si kemi nevojë për ajër, të njëjën nevojë ka dhe organzimi për ujë. Të gjithë e njohim rëndësinë e ujit në organzimin tonë dhe nevojën e pirjes së 8 gotave ujë në ditë për një mirëfunksionim të përgjithshëm. Ndoshta ajo që nuk na është thënë, është se trupi ynë ka disa përfitime shtesë nga uji i ngrohtë. Mjafton të ngrohni pak ujin dhe do të habiteni nga ajo çfarë do t’ju ndodhë brenda një kohe të shkurtër

Lifestyle

08/12/2016 14:34

1. Humbje në peshë

Uji i nxehtë vendos në lëzivje më të shpejtë metabolizmin duke përshpejtuar procese të ndryshme.  Si një bonus shtesë uji i ngrohtë do t’ju ndihmojë të thyeni indin dhjamor në trupin tuaj.

2. Ndihmon në lirimin e hundëve të zëna dhe rrugët e frymëmarrjes.
Pirja e ujit të nxehtë është një zgjidhje e shkëlqyer e natyrshme për ftohjet, kollën apo dhimbjeve të fytit.

3. Qetëson dhimbjet e menstruacioneve
Uji i ngrohtë ka një efekt qetësues tek muskujt e barkut dhe mund të ndihmojë për të kuruar dhimbjet dhe spazmat nga periodat.

4. Trupi juaj çhelmohet
Uji i nxehtë është fantastik për të ndihmuar trupin tuaj të detoksifikohet.  Kur ju pini ujë të nxehtë, temperatura e trupit tuaj fillon të rritet, e cila rezulton në djersë. Kjo gjë ndihmon për lirimin e toksinave nga trupi juaj.

5. Parandalon plakjen e parakohshme

6. Ndalon daljen e puçrrave në fytyrë
7. Shëndeti i  flokeve
Pirja e ujit të nxehtë është gjithashtu e mirë për shkëlqimin dhe butësinë e flokve.
Uji i ngrohtë nxit veprimtarinë e rregullt të rrënjëve dhe më pas përshpejton rritjen e flokëve tuaj.Eleminon Zbokthin

8. Rrit qarkullimin e gjakut dhe promovon një sistem të shëndetshëm nervor

9. Tretja
Uji është veçanërisht i dobishëm për procesin e tretjes. Studimet kanë treguar se duke pirë ujë të ftohtë gjatë ose pas një vakti mund të ngurtësojë yndyrnat në ushqimet e konsumuara. Megjithatë, nëse ju zëvendësoni ujin e ftohtë me të nxehtë, ju mund ta shmangni këtë.