Përfitimet e mahnitshme shëndetësore nga spirulina

Spirulina është e mbushur me një shumëllojshmëri të ushqyesve, veçanërisht me proteina të cilat e përbëjnë 70% të saj.

Lifestyle

17/07/2015 21:24

Prandaj, spirulina është një burim i shkëlqyer i proteinave për vegjetarianët. Thënë ndryshe, të marrësh një lugë çaji spirulinë, ju futni 1.2 gram të proteinës në trupin tuaj.

Spirulina ka gjithashtu edhe shumë hekur, rreth 28 gram për 100 gram të pluhurit të saj.

Për të marrë sasinë e rekomanduar të hekurit, gratë e reja duhet të marrin 5 lugë spirulinë në ditë, përderisa ato më të vjetra deri në 3 lugë në ditë, transmeton Lajmi.net.

Është mirë për ta përdorur atë me shtesa të tjera për të rritur nivelet e hekurit në trupin tuaj. Një studim i fundit tregoi se marrja e 3 gram spirulinë në ditë rritë nivelin e hemglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut në individët të cilët vuajnë nga anemia.

Përveç këtyre dobive shëndetësore nga spirulina, ajo ka edhe disa të tjerë si më poshtë:

Lufton alergjitë
A vuani nga ndonjë alergji sezonale? Të marrësh 2 gram spirulinë në ditë për një periudhë prej gjashtë muajve, simptomat e alergjive do të zhduken plotësisht.

Ulë shtypjen e lartë të gjakut
Është gjetur se një dozë prej 4.5 gram spirulinë në ditë për një periudhë prej gjashtë javëve redukton shtypjen e lartë të gjakut.

Funksionon edhe kundër kancerit
Phycocyanin, komponenti kryesor në spirulinë që i jep ngjyrën e gjelbër, ka veti të fuqishme antioksiduese. Është gjetur se ky antioksidant ka kapacitetin për të shkatërruar qelizat e reja të kancerit, transmeton Lajmi.net.

Nëse dëshironi të pini spirulinë, filloni me doza të vogla duke i rritur më pas gradualisht. Varianti pluhur i kësaj bime mund të përzihet me lëngje, përderisa kapsulat e spirulinës duhet të merren me ujë. (Lajmi.net)