Përfaqësuesit e VV-së harrojnë virusin, as maska as distancë në ambiente të mbyllura në Lipjan
Edhe pse zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 17 tetor, të dielën e ardhshme partitë politike kanë filluar që moti fushatën zgjedhore.

Lajme
Ngjashëm si në zgjedhjet nacionale këta të fundit vendosën që fushatën ta nisin më herët, e të takojnë qytetarët për t’u kërkuar votën.
Por siç duket janë pikërisht shumë prej deputetëve, e përfaqësuesve të tjerë të institucioneve të cilët po shkelin masat antiCOVID të vendosura nga Qeveria Kurti.
Këtë gjë e bënë së fundi edhe disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje derisa vizituan të rinjtë e Lipjanit, transmeton lajmi.net.
Kandidati i VV-së për Komunën e Lipjani, Adnan Rrustemi publikoi disa fotografi nga takimet e fundit e shihen se të njëjtit nuk respektuan fare distancën e as vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura madje.
Rreziku që kanos qytetarët e vendit nga përhapja e virusit COVID-19 shpesh herë po harrohet nga vetë përfaqësuesit e shtetit, edhe pse shumë jetë u humbën pikërisht nga ky virus./Lajmi.net/