Përfaqësuesit e Shqipërisë në “Eurovision” ndër vite dhe suksesi që treguan
Sonte mbahet nata finale e "Eurovision 2021".

ShowBiz
Festivali Evropian i Këngës “Eurovision”, mbledh në një vend përfaqësuesit e shteteve evropiane, shkruan lajmi.net.
Shqipëria është pjesë e këtij festivali tash e 18-të vite, ndërsa edhe këtë vit arriti të kualifikohet për finalen e madhe.
Shqipëria është përfaqësuar ndër vite nga artistë të ndryshëm, disa ishin më të suksesshëm e disa më pak.
Pjesëmarrja e parë e shtetit shqiptar në “Eurovision” ishte më 2004.
Më poshtë mund të shihni listën me artistët që garuan ndër vite për Shqipërinë në “Eurovision”:
Anjeza Shahini

Më 2004, Shqipëria u paraqit në festival me Anjeza Shahinin, e cila garoi me këngën “Imazhi yt”.
Kënga e Anjezës në festival ishte në gjuhën angleze me titull “Image of you”. Ajo arriti të zë vendin e pestë në finalen e “Eurovision”.
Ledina Çelo

Pas Anjezës, më 2015 festivalin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), e fitoi Ledina Çelo, e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”.
Ajo garoi me këngën “Nesër shkoi”, të cilën sikurse Anjeza, preferoi ta realizonte në versionin anglisht me titull “Tomorrow I Go”.
Ledina e zuri vendin e 16-të në natën finale të festivalit.
Luiz Ejlli

Në vitin 2006, Shqipëria u përfaqësua në “Eurovision” me këngëtarin Luiz Ejlli. Artisti mori pjesë me këngën “Zjarr e ftohtë”, e cila nuk arriti të kualifikohet për finale.
Frederik Ndoci dhe Aida Ndoci

Shteti shqiptar në vitin 2007 u përfaqësua nga Frederik dhe Aida Ndoci, të cilët fituan në festivalin e RTSH-së.
Ata u paraqitën ,e “Hear my Pela”, e cila ashtu sikurse kënga e Luiz Ejllit nuk arriti të kualifikohet për finale.
Olta Boka

Më 2008, Olta Boka garoi në festivalin “Eurovision” si përfaqësuese e Shqipërisë. Ajo arriti që me këngën “Zemrën lamë peng” të kualifikohet në finalen e madhe.
Madje, artistja e zuri vendin e 17-të atë vit.
Kejsi Tola

Ndërsa, në vitin 2009, Shqipëria dërgoi si përfaqësuese këngëtaren Kejsi Tola. Kënga me të cilën Kejsi mori pjesë në festival ishte “Më merr në ëndërr”. Sikurse Olta, edhe ajo zuri vendin e 17-të.
Juliana Pasha

Juliana Pasha ishte fituesja e festivalit të RTSH-së në vitin 2010, duke marrë biletë për “Eurovision”. Kënga me të cilën Juliana mori pjesë ishte “It’s All About You” dhe me të zuri vendin e 16-të në finalen e 2010-ës.
Aurela Gaçe

Vitin 2011, Aurela Gaçe ishte përfaqësueja e Shqipërisë në Fesitvalin Evropian, me këngën “Feel the Passion”. Artistja nuk kishte arritur të kualifikohet për në natën finale.
Rona Nishliu

Viti 2012 deri tani është më i suksesshmi për Shqipërinë në festivalin e këngës evropiane. Kjo ngase atë vit, Shqipëria u radhit e pesta në natën finale, sukses të cilin nuk e kishte arritur askush nga konkurrentët tjerë shqiptarë.
Rona Nishliu garoi me këngën “Suus”, e cila la pa fjalë publikun me vokalin e fuqishëm.
Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko

Në vitin 2013, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko u zgjodhën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”. Kënga me të cilën morën pjesë ishte “Identitet”, as këtë vit nuk arriti të kualifikohet për në natën finale.
Hersi Matmuja

“One Night’s Anger” është kënga e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” në vitin 2014. Hersi Matmuja ka qenë këngëtarja që u ngjit në skenën e “Eurosongut”, e cila fatkeqësisht nuk ishte kualifikuar për finale.
Elhaida Dani

Në vitin 2015, Shqipëria garoi me Elhaida Danin me këngën “I’m Alive”. Artistja arriti të futet në garën e ngushtë të finales së festivalit dhe zuri vendin e 17-të.
Eneda Tarifa

Kënga përfaqësuese e vitit 2016 për Shqipërinë është “Fairytale” e Eneda Tarifës. As këtë vit, Shqipëria nuk u kualifikua në finale.
Lindita Halimi

Më 2017, Shqipëria u përfaqësua në “Eurovision” nga këngëtarja kosovare, Lindita Halimi, e cila performoi këngën “Botë”, të realizuar në versionin anglisht me titull “World”.
As këtë herë, vendi nuk arriti të hyjë në finalen e madhe.
Eugent Bushpepa

Më 2018, Eugent Bushpepa u zgjodh përfaqësues i shtetit shqiptar në “Eurovision”. Ai arriti të kalojë në natën finale me këngën “Mall”.
Kënga “Mall” ishte goxha e suksesshme në këtë vit, ngase u rendit e 11-ta.
Jonida Maliqi

Në vitin 2019, në “Eurovision” Shqipëria u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”, me të cilën u kualifikua në finale dhe arriti të renditet e 18-ta.
Arilena Ara

Më 2020, Festivalin e RTSH-së e fitoi Arilena Aram e këngën “Fall from the sky”. Fatkeqësisht, festivali “Eurovision” vitin e kaluar është anuluar për shkak të pandemisë.
Me këtë rast, Arilena nuk e kishte rastin të ngjitej në skenën e “Eurovision”.
Anxhela Peristeri

Në edicionin e sivjetmë, Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ajo është kualifikuar në finale, e cila mbahet sonte.
Mbetet të shihet se a do të ketë fat Anxhela në garën e sontme, që është shumë e ngushtë mes shteteve evropiane. /Lajmi.net/