Përfaqësuesit e Inter takohen me agjentin e yllit të Man Utd

Përfaqësuesit e Inter janë takuar me agjentin e yllit të Manchester United, Chong.

Sport

14/01/2020 19:31

Tahith Chong është lojtari që po pëlqehet shumë nga skuadra e Inter. ‘Zi kaltrit’ synojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.

Raportime të medieve italiane bëjnë të ditur se përfaqësuesit e Inter sot janë takuar me agjentin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Kontrata e holandezit me United skadon në qershor, dhe Inter mund të sigurojë kartonin e tij pas qershorit.

Për lojtarin është interesuar edhe Juventus, që gjithashtu janë takuar më herët me përfaqësuesit e tij.

Mbetet të shihet kush do ta fitojë nënshkrimin e lojtarit premtues, Chong. /Lajmi.net/