Përfaqësuesit e Inter takohen me agjentin e Marash Kumbulla

Inter po synon transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Sport

14/01/2020 18:08

Kumbulla, aktualisht anëtar i Veronas, ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij fantastike këtë edicion.

Kështu, lojtari ka tërhequr edhe vëmendjen e Inter, të cilët tashmë kanë bërë edhe hapa konkret drejt nënshkrimit të tij.

Gianluca Di Marzio ka publikuar një fotografi ku shihen përfaqësuesit e Inter, duke u takuar me agjentin e shqiptarit, transmeton lajmi.net.

Për lojtarin interesim kanë treguar edhe skuadra të tjera nga Serie A, por duket se Inter është më afër.

Kumbulla është vetëm 19 vjeçar dhe shihet si një lojtar me të ardhme shumë të ndritur. /Lajmi.net/