Përfaqësueset e reja të Kosovës luajnë në Gjeorgji, Rumani, Izrael e Bosnje

Krahas Kosovës që do të jetë organizatore e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C, Bordi i FIBA Evropës në mbledhjen e mbajtur në Cologne të Gjermanisë i ka përzgjedhur edhe organizatorët e tjerë të FIBA Kampionateve Evropiane.

Sport

10/11/2019 14:31

 

Në këtë mënyrë Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 10 deri më 19 Korrik 2020.

Kosova U18 do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020.

Kosova U16 do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 12 deri më 19 Korrik 2020.

Ndërkaq në konkurrencën e femrave, Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe, U16 dhe U20, si dhe në të dyja në Divizione B.

Kosova U16 do të garojë në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të organizohet prej 17 deri më 26 Korrik 2020 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Ramat Gan të Izraelit prej 8 deri më 16 Gusht 2020. /Lajmi.net/