Përfaqësues të komuniteteve kritikojnë Abdixhikun për përjashtim nga ftesa për qeveri trancizionale

Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se do të vazhdoj ta përkrah formimin e institucioneve që të ketë “stabilitet në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës”. Ai para se të filloj seanca e 12-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, në një deklaratë për media ka komentuar propozimin e LDK-së për një…

Lajme

07/05/2025 10:32

Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se do të vazhdoj ta përkrah formimin e institucioneve që të ketë “stabilitet në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës”.

Ai para se të filloj seanca e 12-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, në një deklaratë për media ka komentuar propozimin e LDK-së për një Qeveri të shumicës shqiptare, e që sipas tij ishte propozim me qasje “përjashtuese”

“Ai bënë thirrje vetëm partive politike shqiptare, dhe përjashton përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës, jo nga fakti që po presim një ftesë për të iu përgjigjur por kjo asje përjashtuese nuk është në frymën e Republikës së Kosovës, nuk është në frymën e Republikës së Kosovës dhe për këtë duhet të kemi një vërejtje të drejtpërdrejtë”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe pjesën ku Abdixhiku thotë në letër se Kosova ka “stagnuar për katër vite”, e më të cilën nuk pajtohet Krasniqi, shkruan lajmi.net.

“Me shkresën të cilën e ka drejtu tek lideri I VV-së, përmend edhe një fakt tjetër që thotë stagnimi 4 vjeçar, këtu ne nuk pajtohemi nga fakti I mundësisë që kemi pasur si parti politike të komuniteteve joshumicë në Kosovë të përfshirë në Qeveri, për herë të parë kemi një zëvendëskryeministre që nuk vjen nga komuniteti serb. Për herë të parë kemi një gjithëpërfshirje të komuniteteve në Qeveri, dhe për herë të pare kemi pas një Qeveri është e interesuar të iu ndohmoj secilit dhe në radhë të parë atyre që kanë më së shumti nevojë. Këto janë qëndrimet tona, ne edhe njëherë e rikonfirmojmë që jemi pro formimit sa më parë të institucioneve tonha dhe jemi gjithmonë në mbështetje të demokracisë edhe të përgjegjësisë sonë si përfaqësues politik ne institucionet e Kosovës”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/