Perez sulmon Ozilin
Klimë e nxehtë në shtëpinë e Real Madridit. Presidenti Florentino Perez ka kritikuar mesfushorin Mesut Ozil, i cili u largua nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës drejt Arsenalit. Ylli gjerman menjëherë pas kalimit te gjiganti londinez u ankua se nuk ishte i përkrahur sa duhet nga Los Blancos. Por, Perez është kundërpërgjigjur duke e…
Sport
Klimë e nxehtë në shtëpinë e Real Madridit. Presidenti Florentino Perez ka kritikuar mesfushorin Mesut Ozil, i cili u largua nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës drejt Arsenalit.
Ylli gjerman menjëherë pas kalimit te gjiganti londinez u ankua se nuk ishte i përkrahur sa duhet nga Los Blancos. Por, Perez është kundërpërgjigjur duke e sulmuar ashpër dhe treguar arsyet sipas tij të vërteta për largimin e Ozilit.
“Nuk ishte profesionist i mirë. Ishte i pasionuar pas femrave. Dilte natën me të dashurat e tij dhe nuk flinte me orë. Babai i tij Mustafa e mbronte vazhdimisht. Kur erdhi për të diskutuar për kontratën e re, ne i ofruan mundësinë e vazhdimit deri më 2018 në 6.5 milionë euro në sezon, por ai kërkonte 8.5”, deklaroi Perez për portalin spanjoll Abc.
“Marrëveshja nuk u arrit për shkak se i njëjti e kishte vënë në shitje në Angli, Francë e Gjermani. Ne e kuptuam nga të tjerët. Mungesa e profesionalizmit nga futbollisti dhe sjellja e menaxherit të bij kanë bërë që Real Madrid ta pranoj ofertën prej 50 milionë eurosh të bërë nga Arsenal”, përfundoi Perez.