Perez: Nuk e shes Balen as për 300 milionë euro

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është shprehur i irrituar me spekulimet e largimit të Bales nga Bernabeu, duke thënë se nuk do ta lejojë të ndodhë një gjë të tillë as për 300 milionë euro.

Sport

26/12/2014 14:40

E përditshmja spanjolle, Marca, ka raportuar se Presidenti i Real Madridi nuk do të lejojë asesi largimin e Bales nga Santiago Bernabeu.

Manchester United është shprehur i gatshëm të ofrojë plotë 150 milionë euro për shërbimet e Bales, mirëpo pas këtij vendimi, si duket skuadra angleze do të dorëzohet në garë për shërbimet e uellsianit.

Përndryshe, Bale ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor të Real Madridit në këtë sezon, duke shënuar një numër të madh të golave dhe asistimeve.