Perez: Messi ishte idhulli im, Xavi më dha këshillat më të mira

Anëtari i Romës ka folur për kohën e tij sa ishte te Barcelona.

Sport

04/06/2020 17:20

Carles Perez, i transferuari nga Barcelona te Roma, ka treguar për kohën e tij në ‘Camp Nou’ dhe për mësimet që mori nga yjet e Barcës.

Perez nuk ka fshehur atë se Messi ishte idhulli i tij, por ka thënë se këshillat më të mira për karrierën i mori nga Xavi Hernandez.

“Në karrierë, këshillat më të mira mund të marësh nga ata që lojtarë që janë të stabilizuar në sezon. Unë zgjedh këshillat që më dha Xavi: “Në futboll gjithçka varet nga ne, askush nuk jep asgjë, secili synim duhet konkurrëojë me fuqinë tënde”, ka thënë Perez, transmeton lajmi.net.

“Messi ishte idhulli im. Ai gjithashtu më ndihmoi mua dhe shumë të rinjve me këshillat e tij. Por fjalët që më mbeten në kokë janë ato të Xavi”, ka shtuar lojtari.

Perez tashmë luan me skuadrën e Romës, pasi nuk arriti të gjente hapësirat e duhura me skuadrën katalane. /Lajmi.net/