Perezit iu ofruan prostituta për transferimin e këtij futbollisti në Real Madrid (FOTO)
Florentino Perez mori një ofertë të çuditshme për transferimin e një futbollisti në Real Madrid.

Sport
Nelio Lucas dhe Arif Efendi, përfaqësues të Doyen Sports janë munduar ta shesin mesfushorin Geoffrey Kondogbia në Real Madrid, para transferimit të tij në Inter.
Më 2013, ata kishin caktuar një takim me presidentin e “Los Blancos”, Florentino Perez për të diskutuar rreth mundësisë së kalimit të francezit nga Monaco në Santiago Bernabeu, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
Në ofertën e tyre, ata kishin angazhuar edhe disa prostitura për t’u argëtuar me Perezin në mënyrë që ta bindin atë që ta blejë mesfushorin.
Por, Perez nuk mori pjesë në takim dhe Kondogbia mbeti pa u transferuar në Real Madrid. /Lajmi.net/