Perez flet për transferimin e mundshëm të Hazard tek Real Madrid

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka konfirmuar edhe një herë dëshirën e skuadrës për ta pasur në radhët e veta yllin e Chelsea, Eden Hazard.

Sport

28/05/2019 08:14

Sikur pothuajse çdo merkato viteve të fundit, edhe këtë vit po flitet me të madhe për një kalim të mundshëm të Hazard tek Real Madrid.

Pas një sezoni gati të dështuar, ‘Los Blancos’ po përgatiten për një merkato shumë aktive, ku planifikohet të ‘rindërtohet’ skuadra.

Një nga emrat që shihet si mundësi kalimi në ‘Santiago Bernabeu’ është edhe ai i Eden Hazard, me belgun i cili duket i pakënaqur në Londër.

Dëshirën për transferimin e tij e ka konfirmuar edhe presidenti i skuadrës, Florentino Perez, i cili ka thënë se skuadra e tij dëshiron ta ketë belgun tash e disa vite.

“Si mund të kemi folur me një klub i cili po përgatitet për një finale?” ishte reagimi i Perez kur u pyet për një kontakt eventual me Chelsea, rreth Hazard, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi tentuar disa herë ta bëjmë Hazardin një lojtar të Realit, por nuk kemi arritur akoma asgjë” ka shtuar tutje presidenti i ‘Los Blancos’.

“Do të doja vërtetë shumë që Hazard të vinte tek Real Madrid, dhe shpresoj se ashtu do të bëjë. Ai është një nga lojtarët më të mirë” ishin fjalët e Perez.

Emri i Hazard lidhet me një kalim të mundshëm tek Real Madrid tash e disa kohë, dhe besohet se skuadra nga Madridi do të paguajë rreth 130 milionë për të siguruar shërbimet e tij. /Lajmi.net/